AKTUALITET, 12 Tetor 2019, 14:54

Endri Çekiçi nuk di të ndalet, aktivizohet nga stoli dhe i shënon Bolonjës

Endri Çekiçi nuk di të ndalet, aktivizohet nga stoli dhe i

I lënë jashtë Kombëtares, Endri Çekiçi vazhdon të tregojë një formë mjaft të mirë me skuadrën e tij në Slloveni. Mesfushori pogradecar ka qenë sërish sot protagonist në një ndeshje miqësore kundër Bolonjës, i cili ka arritur të gjejë disa minuta dhe të shënojë golin e barazimit.

Çekiçi, i rikthyer nga dëmtimi është aktivizuar në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 1-1. Italianët kanë realizuar edhe golin e dytë, ndërkohë që ka qenë pikërisht mesfushori shqiptar ai që ka shënuar golin e barazimit.

Çekiçi ka realizuar një gol mjaft të bukur, duke stopuar fillimisht topin me gju e më pas duke gjetur cepin e portës. Me këtë gol, mesfushori pogradecar vazhdon të konfirmojë formë e tij të mirë, duke qëndruar ende në pritje të ftesës nga Kombëtarja. Këtë radhë, Çekiçi ishte në listën shtesë.

Bolonja – Olimpija Ljubljana 2-2

5’ Palasio, 80’ Poli / 68’ Lupeta, 89’ Çekiçi