AKTUALITET, 12 Tetor 2019, 13:49

Jep dorëheqje sekretari për Siguri Kombëtare në SHBA. Trump: Dëshiron të kalojë më shumë kohë me familjen e tij

Jep dorëheqje sekretari për Siguri Kombëtare në SHBA. Trump:


Presidenti Donald Trump ka njoftuar se ushtruesi i detyrës së Sekretarit për Siguri Kombëtare, Kevin McAleenan do të largohet nga kjo pozitë, gjashtë muaj pasi ai u emërua në krye të këtij departamenti.

Largimi i McAleenan vjen disa orë pasi Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se Michael McKinley – një nga këshilltarët kryesor të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo – largohet nga kjo pozitë, pas 37-vjetëve karrierë si diplomat.

Trump shkroi në Twitter se McAleenan dëshiron “të kalojë më shumë kohë me familjen e tij dhe se do të vazhdojë punën në sektorin privat”. Presidenti amerikan shtoi se për këtë pozitë, ka “shumë kandidatë të mrekullueshëm”.

McAleenan ishte emëruar në postin e Sekretarit për Siguri Kombëtare në muajin prill, pas largimit të Kirstjen Nielsen.

“Kam besim se Kevin (McAleenan) do të bëjë punë të mirë”, kishte deklaruar pak muaji më parë presidenti Trump.

Ndërkaq, McKinley, i cili ka shërbyer si ambasador në katër shtete – në Afganistan, Peru, Kolumbi dhe Brazil – tha se vendimi për t’u larguar është për arsye personale.