AKTUALITET, 12 Tetor 2019, 13:41

Policia, apel shoferëve: Do të mbyllet gjatë natës rruga Orikum-Palasë

Policia, apel shoferëve: Do të mbyllet gjatë natës rruga


Policia e Shtetit njoftoi të gjithë drejtuesit e mjeteve, se për shkak të punimeve që do të zhvillohen në ndërtimin e segmentit rrugor Orikum - Palasë, ky segment rrugor do të jetë i kufizuar në të dyja krahët, për të gjitha kategoritë e mjeteve, duke filluar që sot në orën 21:00 të mbrëmjes, e deri në orën 05:00 të mëngjesit.

“Ky bllokim do të jetë për të gjitha kategoritë e mjeteve dhe do të përsëritet çdo ditë përgjatë orëve të natës deri të shtunën tjetër (19.10.2019).

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që ta evitojnë këtë aks rrugor përgjatë 8 orëve të natës ose zgjedhin rrugë të tjera alternative,”-njofton policia.