AKTUALITET, 10 Maj 2019, 16:29

Regjistrohet në KQZ, koalicioni i opozitës fasadë

Regjistrohet në KQZ, koalicioni i opozitës fasadë


Koalicioni “Shpresa për Ndryshim” (SHN), është regjistruar sot si subjekt pjesëmarrës në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 30 qershorit.

Koalicioni opozitar “Shpresa për Ndryshim” përbëhet nga 7 parti politike dhe do të garojë për për 61 bashkitë e vendit.

Në këtë koalicion bëjnë pjesë Partia Aleanca Kuq e Zi; Partia Bashkimi Liberal Demokrat; Partia Demokracia e Re Europiane; Partia Aleanca Popullore; Partia Balli Kombëtar; Partia e Emigracionit Shqiptar dhe Partia Ora e Shqipërisë.

Ndërkohë Partia Socialiste ka nënshkruar marrëveshjen për koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane, në përbërje të së cilit janë 21 parti politike.