TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur natën e sotme pranë kthesës së Arbanës në Vaqarr, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.
Makina ka përplasur për vdekje këmbësorin e ndërsa më pas ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.
Në makinën ndodheshin dy persona shoferi dhe një pasagjer po ashtu të mbetur që të dy të plagosur nga aksidenti.
Grupi hetimor po punon për shkaqet e këtij aksidenti e ndërsa mësohet se për nxjerrjen e të aksidentuarve ka ardhur në ndihmë zjarrfikësja
Informacion paraprak.
Me datë 07.01.2018, rreth orës 20:55, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek vendi i quajtur “Kthesa e Arbanës”, ka një aksident.
Menjëherë në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:
Në vendin e quajtur “Kthesa e Arbanës”, mjeti me targë TR 3971 J, me drejtues shtetasin Gert Dorzi, 24 vjeç, dhe pasagjer shtetasin A.H., ka humbur kontrollin e mjetit, duke aksidentuar një këmbësor A.M., 52 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë këmbësori A.M.
Ndërkohë të dëmtuar janë dhe shtetasit G.D., dhe A.H., të cilët u transportuan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.