AKTUALITET, 7 Janar 2018, 21:43

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Tiranë, në gjendje të rëndë edhe shoferi

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Tiranë,

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e mbrëmjes së ditës së sotme në periferi të kryeqytetit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Vaqarrit, ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Pasi ka përplasur këmbësorin, makina ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Gjithashtu në gjendje të rëndë është edhe shoferi i automjetit. I lënduar ka mbetur dhe një person tjetër që ishte pasagjer në makinë.

Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e situatës. Në operacion kanë marrë pjesë edhe zjarrfikësit për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të aksidentuar brenda mjetit.