AKTUALITET, 7 Janar 2018, 20:49

I riu shqiptar vdes në aksident në Itali, mesazhi prekës i shokut që ngiste makinën

I riu shqiptar vdes në aksident në Itali, mesazhi prekës i shokut

Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një të riu shqiptar nga Tetova në Itali. Pasi miku i tij shofer humbi kontrollin, mjeti u përplas me murin duke i shkaktuar kështu vdekjen 26-vjeçarit.

“Jeton Shabani, i riu shqiptar nga Kamjani i Tetovës, me banim në Arkole, ka humbur jetën mbrëmë në një aksident rrugor në afërsi të San Bonifaçio”, shkruajnë mediat shqipatre ne Maqedoni.

Në fillim mjeti është përplasur në rrethimin e një oborri të një vile, pastaj në mur. Makina drejtohej nga shoku i tij Patrik, i cili ka ka reaguar pas aksidentit me një postim në në Facebook: “Do më mbetesh gjithmonë në ndërgjegje, ndjehem fajtor”