AKTUALITET, 11 Janar 2019, 20:24

Emri i Maqedonisë, Basha: Hap historik për konsolidimin e rajonit

Emri i Maqedonisë, Basha: Hap historik për konsolidimin e rajonit
Kreu i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë duke u quajtur zyrtarisht Republika e Maqedonisë Veriore. Përmes një postimi në Twittter, Basha thotë se ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit. “Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë Veriore. Ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike”- thotë Basha.