TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Blutë e Durrësit kanë prangosur 46 vjeçarin Adriatik Llana, pasi ky i fundit ishte duke shpërndarë drogë afër shkollave. Pas verifikimeve Llana rezultonte i dënuar më para për vrasje. Gjatë arrestimit iu sekuestrua kannabis sativa, heroinë dhe armë zjarri.
Sipas informacioneve Llana bashke me djalin e tij kanë vrarë një person në afërsi të stadiumit të Durrësit para disa vitesh.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor “Fusha e Rërës”.
Operacion nga Policia Kriminale e D.V.P Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës.
Operacioni në kuadër të masave për goditjen e personave që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në shkolla.
Sekuestrohet heroinë dhe cannabis sattiva.
Në pranga një 46 vjeçar i dënuar më parë për “Vrasje me dashje”
Në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla, parandalimit dhe goditjes së shpërndarjes së lëndeve narkotike në afërsi të shkollave,nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, u bë finalizimi i Plan – Operacionit të koduar “Fusha e Rërës”, ku si rezultat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• Ardian Llana, 46 vjeç, banues në Durres, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje”.
Nga Policia Kriminale e D.V.P Durrës disponoheshin informacione se shtetasi Ardian Llana, i dënuar më parë për vrasje, posedon armë zjarri dhe lëndë narkotike të llojit cannabis dhe heroinë, ku tentonte ti shpërndante në afërsi të shkollave.
Mbi bazen e këtyre informacioneve, u organizua dhe u zhvillua operacioni i koduar “Fusha e Rërës” ku u kap në afërsi të një shkolle, shtetasi i mësipërm.
Gjate kontrollit, shtetasit Ardian Llana ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e proves materiale një sasi lënde narkotike cannabis sattiva dhe doza heroine (56 grame canabis dhe 7 doza heroine)
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur. TPZ.AL