AKTUALITET, 13 Prill 2018, 17:54

Emrat/ Vdekja e punëtorit në Klos, arrestohen tekniku i minierës dhe dy zjarrmëtarë

Emrat/ Vdekja e punëtorit në Klos, arrestohen tekniku i minierës

Policia e Shtetit ka vënë në pranga tre persona, lidhur me vdekjen e një punëtori këtë të premte në një galeri.

Në pranga janë vënë Ilia Alliu, 47 vjeç, banues në Bulqizë. (me detyrë teknik miniere) Petrit Kaca, 36 vjeç, banues në Burrel. (me detyrë zjarrmëtar) Ilmi Xhiherri , 49 vjeç, banues në Klos (me detyrë zjarrmëtar).

Arrsetimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Lugu i Madh”, galerinë nr. 4 në Klos , gjatë punës në galeri është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen nga shpërthimi i lëndëve eksplozive, punojnësi P.M, 57 vjeç.

Të gjitha veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorit të Gatshëm Mat.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Mat , për veprën penale “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive”, në ngarkim të Petrit Kaca, dhe ILmi Xhiherri, dhe për veprat penale Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive”, ” Shkelje e rregullave të mbrojties në punë”, në ngarkim të Ilia Alliut.