AKTUALITET, 4 Nëntor 2020, 16:47

Krujë/ Plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar, dërgohet në spital

Krujë/ Plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar,

Mbetet i plagosur në 35-vjeçar në Krujë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në Tapizë, në rrethana ende të paqarta, ku dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi E. K., 35 vjeç. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Policisë Krujë, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 5 shtetas të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.