AKTUALITET, 28 Tetor 2019, 23:30

Aksidenti me një të vdekur në Kolonjë, policia jep detaje: Dy tjerët në gjendje të rëndë, të tre ishin pasagjerë

Aksidenti me një të vdekur në Kolonjë, policia jep detaje:

Policia e Lushnjes ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur këtë mbrëmje të ndodhur në autostradën Fier-Lushnje, ku humbi jetën një 21-vjeçar dhe u plagosën dy të tjerë, një 24-vjeçar dhe 18-vjeçari Alteo Shabani.

Policia sqaron se pas përplasjes së mjetit kanë mbetur të plagosur tre pasagjerët në mjet, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në spital. Dy të plagosurit në gjendje të rëndë largohen nga Spitali i Lushnjës dhe nisen menjëherë drejt Spitalit të Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Lushnje

Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:30, në aksin rrugor Lushnje–Fier,në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kolonjës”, mjeti tip “DAIMLER CHRYSLER”, ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë ngelur të dëmtuar tre shtetas të cilët ishin pasagjer në këtë mjet.

Pasi u dërguan në Spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë, një prej tyre ndërroi jetë dhe 2 të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve të tjerë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.