TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja kosovare Eliza Hoxha ka deklaruar se në festivalin e RTSH-së, fituesi përzgjidhet para finales. E ftuar së fundmi në emisionin “Gjesi”, Eliza tregoi eksperiencën personale në festivalin e RTSH-së, ku konkurroi me këngën “Peng”. Ajo u shpreh ndër të tjera se përcaktimi paraprak i fituesit ndodh edhe në festivale të tjera.
“Unë e kam shijuar shumë për vete, sepse këtë herë kam shkuar shumë e përgatitur psikologjikisht. Festivali ka pasur shumë gjëra të njëjta dhe shumë gjëra ndryshe. Si organizim ka qenë jashtëzakonisht më i mirë se plot herë të tjera. Energjia me grupin organizativ ka qenë fantastike. Pjesa tjetër është e zakonshme. Dmth, përcaktohen në shumë raste fitues para kohe. A e meriton apo s’e meriton, është fare pak e rëndësishme. Por kur ti e kupton 3 ditë përpara se kush fiton, s’ke më motiv të dalësh të këndosh. Kjo është pjesa më e bezdisshme e festivaleve në shumë raste”, rrëfeu Eliza.