LIFESTYLE, 27 Mars 2019, 20:53

Ndjekësi e pyet për Albin, ja ç’përgjigje i jep Klaudia

Balerina Klauida Pepa është një ndër personazhet më të komentuara të mediave rozë, kryesisht për jetën e saj private. Sot Klaudia ka bërë një video “live” në rrjetin social “Instagram”, ku ka komunikuar me fansat e saj. E pyetur nëse është apo jo në një lidhje, Klaudia ka treguar se momentalisht është single.

Ndërsa një ndjekësi tjetër, i cili e ka pyetur rreth vendndodhjes së ish-bashkëshortit të saj, koreografit Albi Nako, balerina i është përgjigjur: “Me të thënë të drejtën nuk e di ku është, por e përshëndesim Albin. Apo jo? Po po, se jemi të mira”, duke iu drejtuar njëherazi motrës së saj që i ndodhej pranë.