TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Martesa e Kris Humphries dhe Kim Kardashian zgjati vetëm 72 ditë dhe divorci i tyre u bë në tetor të vitit 2011.
Edhe pse u kritika shumë lidhja e tyre, Kris ka zbuluar gjatë një interviste te “The Players Tribune”, se martesa me yllin e televizionit ishte “100 për qind e vërtetë”.
Ish-lojtari i basketbolli u bë i njohur si bashkëshorti i Kim. “Unë nuk dua të jem Kris Humphries. Është ndjenja më e çmendur në botë, nuk dëshiroj të jem vetvetja”, thotë ai.
Humphries pranon se ishte naiv në atë kohë dhe se nuk e mendoi se sa do të ndryshonte jeta e tij kur filloi të shoqërohej me Kardashian, në fund të vitit 2010.
“E vetmja gjë që më shqetëson është se njerëzit me thonë se martesa ime ishte e rreme. Ka patjetër lidhje në botë që bëhen për show, por marrëdhënia jonë ishte e vërtetë. Kur e kuptuam se nuk po funksiononte…çfarë mund të them?”, është shprehur 34-vjeçari.
“Nuk është e lehtë të kalosh sikletin e diçkaje të tillë – me miqtë tuaj, me familjen tënde … Por, kur historia bëhet kaq publike, para botës, kalon në një nivel tjetër. Ishte brutale. Duket sikur gjithë bota ju urren dhe ti nuk e di pse”, tha ai. Ndarja Kim dhe Kris u finalizua përfundimisht në 2013.
