SPORT, 28 Mars 2021, 22:43

Eliminatoret e Botërorit/ Kosova pa “busull”, mposhtet me tre gola nga Suedia!

Eliminatoret e Botërorit/ Kosova pa “busull”, mposhtet me tre

Kosova e Bernard Challandes i nisi në mënyrën më të keqe kualifikueset e Botërorit Katar 2022.

Dardanët u mposhtën nga Suedia e Zlatan Ibrahimovic në Prishtinë me rezultatin 0-3, në një sfidë ku Kosova nuk tregoi pothuajse asgjë nga repertori i saj.

Falë një gafe të Ujkanit por për meritë edhe të Ibrahimovic sërish në versionin e njeriut asist, Suedia zhbllokoi shifrat me Augustinsson në minutën e 12-të.

Në të 35-ën ishte Isak që ia kaloi topin poshtë këmbëve Ujkanit për golin e 0-2, ndërkohë që fitoren e suedezëve që kryesojnë grupin me 6 pikë, e vulosi Larsson me një 11-metërsh.

Ndërkohë që Bernard Berisha edhe pse hyri në fushë vetëm në minutën e 83-të mori dy kartona të verdhë, duke e mbyllur ndeshjen para kohe.