TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E nisi nga e majta në fillim të ndeshjes, por më pas ndërroi krah. U bë protagonist, e madje me një dalje në krah dhe me një passim perfekt në gjysmëlartësie për Uzunin. Elseid Hysaj ëhstë një pikë e fortë në kombëtaren tonë kuqezi. Ka treguar se në prapavijë, ai duket mjaft i sigurtë, por ndaj Anglisë është munduar që të nxjerrë përpara disa herë skuadrën në sulm, me daljet në ofensivë.
Elseid Hysaj, pas ndeshjes në “Supersport” ka pohuar: “Është e vështirë, por të them të drejtën, nuk ishte edhe aq shumë e vështirë, se e treguam në fillim që po e luanim pak lojën. Janë raste me Anglinë që nuk duhet të humben, se kur i ke duhet të shënosh, ndoshta ky ishte gabimi, pasi rastet që kishim duhej ta shënonim”.
“Ishte skemë e mirë, për fazën e mbrojtjes funksionoi se Anglia e kishte të vështirë të shënonte në raste të pastra. Ndaj them se është skemë e mirë. Ndoshta edhe Cikalleshi do të kishte gabuar, kushdo të ishte aty do të bënte zgjedhjen e vet, e të shohim nëse shënonte apo jo”.
“Golat nga rivënie anësore? Nuk mund të jetë përgjumje, por duhej të ishim më të shpejtë dhe më agresivë kur e kishin ata topin”, – tha direkt pas sfidës, shkodrani Hysaj.