TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anglia mbërriti mbrëmë në Shqipëri dhe sot në “Air Albania Stadium” kërkon të triumfojë dhe të mbajë e vetme kreun e klasifikimit në grupin I (zona Europiane) të kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022”.
Ndeshja luhet prej orës 18:00, ndërkohë që trajneri Gareth Southgate ka menduar edhe për formacionin.
Mediat angleze kanë dyshime vetëm për dy lojtarë. Në portë pritet të jetë Nick Pope, pjesë e Burnley në Premier League.
Dilema ka për krahun e djathtë të prapavijës dhe alternativa janë Reece James (Chelsea) dhe Kyrian Trippier (Atletico Madrid).
Në qendër Maguire dhe Stones janë të paprekshëm, sikurse edhe Luke Shaw në linjën e majtë.
Southgate e ka ndarë mendjen edhe për dy prej mesfushorëve. Rice i West Ham dhe Mount i Chelsea janë favoritë për të luajtur si titullarë.
Tekniku i Anglisë duhet të vendosë më pas nëse aktivizohet Phil Foden apo Ward-Prowse, për të plotësuar treshen e mesfushës.
Për sulmin nuk ka dilema, pasi Harry Kane do të mbështetet nga Lingard dhe Sterling.
FORMACIONI I MUNDSHËM I ANGLISË (4-3-3): Pope; James (Trippier), Stones, Maguire, Shaw; Rice, Mount, Ward-Prowse (Foden); Lingard, Kane, Sterling.