TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me 135 paraqitje për ekipin e tij kombëtar, Luka Modric ka tejkaluar Darijo Srna duke shkruar historinë e futbollit kroat. Mesfushori i Real Madridit tani është lojtari me më shumë paraqitje për fanellën e Kroacisë.
Rekordi, i arritur në ndeshjen 1-0 kundër Qipros për kualifikueset e Kupës së Botës 2022, u festua nga të gjithë shokët e tij të skuadrës që i rezervuan një duartrokitje të gjatë 35-vjeçarit.
Fituesi i "Topit të Artë" të vitit 2018, nuk ishte në gjendje të përmbahej dhe shpërtheu në lot për afeksionin e marrë. Modric debutoi me Kroacinë në vitin 2006 dhe që atëherë ka luajtur tre Europianë dhe po kaq Kupa Bote.
Kulmin me përfaqësuesen e arriti në verën e vitit 2018 si finalist i Botërorit. Në fund të atij viti u nderua me çmimin më prestigjioz që mund të marrë një futbollist, Topin e Artë, duke thyer hegjemoninë e vendosur nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.