SPORT, 28 Mars 2021, 20:31

Uzuni: Keqardhje për rastin dhe humbjen, dihet kush është Anglia

Uzuni: Keqardhje për rastin dhe humbjen, dihet kush është Anglia

Myrto Uzuni humbi një rast goli pak minuta pasi kishte startuar sfida ndaj Anglisë. Një paraqitje e mirë me kuqeiznjtë, por jo si me Ferencvaroshin në kampionatin hungarez, ku nuk i “kursen” golat.

Pas ndeshjes me Anglinë, në “Supersport”, Uzuni fillimisht ka pohuar: “Mundësia eksistonte, ishte fillimi, mund t’i jepja skuadrës pikë ndaj një kundërshtari si Anglia aq është i fortë e ka cilësi”.

“Kur sheh kundërshtarë si Anglia luan i tërhqur, se ka cilësi dhe duhet të mos lësh hapësira, pasi po luan me Anglinë e jo një kundërshtar më të lehtë në letër. Sa i përket fazës sulmuse duhet që të marrim më shumë përsipër, por Anglia ka kualitete, si në mbrojtje, e si në sulm, pasi është e vështirë që të depërtosh në mbrojtjen e tyre”.

“Normalisht ndej keqardhje dhe të gjithë mbajmë përgjegiësi, sa u përket rasteve, them të bëjmë më shumë në stërvitje e të japim maksimumin tonë”,-tha sulmuesi Myrto Uzuni pas ndeshjes me Anglinë.