TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria mori ditën e sotme një goditje të rëndë para ndeshje ndaj Anglisë që do të zhvillohet nesër në orën 18:00 në “Air Albania”. Marash Kumbulla pësoi një dëmtim në gju, teksa humbi përballjen ndaj “3 luanëve” si dhe atë të radhës ndaj San Marinos. Vendin e tij pritet ta zërë, Frederik Veseli.
Ndërkohë së fundmi, sipas raportimeve të “Supersport” nga Durrësi, një tjetër futbollist që ka shfaqur probleme është Odise Roshi.
Ditën e nesërme pritet të qartësohet nëse fieraku do të jetë i gatshëm për këtë përballje. Shpresojmë që problemi i 29-vjeçarit të mos jetë serioz dhe mesfushori të jetë në dispozicion të trajnerit Reja. Vlen të theksohet fakti se Roshi u aktivizua në minutën e 81-të në sfidën ndaj Andorrës, duke zënë vendin e Lenjanit.