SPORT, 28 Mars 2021, 22:23

Spanja përmbys në fund Gjeorgjinë, Danimarka i bën tetë gola Moldavisë!

Spanja përmbys në fund Gjeorgjinë, Danimarka i bën tetë

Fitore me përmbysje në frymën e fundit për Spanjën në transfertën ndaj Gjerogjisë.

La Roja mori suksesin e parë në grupin B pasi triumfoi në Tblisi me rezultatin 1-2 falë një goli të realizuar nga 30 metra distancë nga Dani Olmo në minutën e 92-të, ndërkohë që në të 56-ën Ferran Torres kishte vendosur baraspeshën duke zhvlerësuar golin Kvaratkhskelia për gjeorgjanët.

Me shumë titullarë të ulur në stol dhuroi spektakël Danimarka ndaj Moldavisë në grupin F duke fituar 8-0 në një ndeshje ku Dolberg dhe Damsgaard realizuan nga dy herë.

Kjo ishte fitorja e dytë në grup për Danimarkën, ashtu si edhe për Armeninë në grupin J që mposhti 2-0 Islandën me golat e Barseghyan dhe Bayraman në pjesën e dytë.