SPORT, 27 Mars 2021, 20:10

Turqia, e pandalshme edhe me Norvegjinë

Turqia, e pandalshme edhe me Norvegjinë

Hollanda dhe Kroacia kanë marrë sot fitore shumë të rëndësishme, për të ringjallur shpresat e tyre për kualifikimin në Katar 2022, pas ndeshjeve të para ku të dy skuadrat ishin përballur me humbje.

Golat e Berghuijs dhe De Jong i kanë dhënë një sukses 2-0 skuadrës së drejtuar nga Frank De Bur, e cila duket se në këtë fillim edicioni ka vështirësi të shafqet aq dominuese sa në edicionet e kaluara. Megjithatë, në grupin e saj ajo duhet të bëjë llogarinë me Turqinë, e cila mundi me rezultatin e pastër 3-0 edhe Norvegjinë e Odegard e Haland dhe duket pretendente kryesore për vendin e parë.

Në Grupin H, Kroacia mori fitoren e parë duke mudnur Qipron, por edhe këtë herë me vuajtje. Goli i Pasaliç para fundit të pjesës së parë ishte ai që vulosi fatin e kësaj ndeshje dhe i dha ekipit kroat tre pikët e para në kualifikuese.

Grupi E

Bjellorusi-Estoni 4-2

45′ (p), 84′ Lisakoviç, 64′ Kendish, 81′ Savitski / 31′, 55′ Anier

GRUPI G

Hollandë-Letoni 2-0

31′ Berghuis, 69′ De Jong

Norvegji-Turqi 0-3

4’, 59′ Tufan, 28′ Sojunçu

GRUPI H

Kroaci-Qipro 1-0

40′ Pasaliç