AKTUALITET, 16 Janar 2018, 09:38

Zbulohet shkaku, ja pse avioni i linjës Bolonjë -Tiranë bëri ulje emergjente, pasagjeri...

Zbulohet shkaku, ja pse avioni i linjës Bolonjë -Tiranë bëri

Avioni i “Blue Panorama” i nisur dje nga Bolonja me destinacion final Tiranën u detyrua të devijojë rrugën dhe bëri ulje emergjente për shkak të një situate alarmante lidhur me gjendjen shëndetësore të një pasagjeri në bord. Lajmin e bëri me dije vetë Aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë, dje, teksa njoftonte për mbërritjet në kohë reale në Tirana International Airport.

Sipas faqes së TIR, lexohej se avioni nisur nga Bolonja që duhet të mbërrinte në Tiranë, ka devijuar rrugës. Mediat italiane kanë dhënë detaje lidhur me atë që ndodhi në bordin e avionit. Ulja e emergjencës dje në Pescara u bë pasi një pasagjer 77­ vjeç u ndje keq.

Ashtu si e parashikonte protokolli për raste të tilla, u ndez alarmi dhe u njoftuar ulja emergjente e avionit. Në pistë avionin e priste një ambulancë e njoftuar për urgjencën. Mjekët aty i dhanë ndihmën e parë pasagjerit para se të bënin transferimin e tij në spital. Ata folën për dyshime lidhur me një infarkt, por pa dhënë shumë detaje. Ndërkohë, vetëm pak më pas, avioni u ngrit sërish nga Pescara për të marrë rrugën e lënë në mes drejt Tiranës.