AKTUALITET, 16 Janar 2018, 10:46

VIDEO/ Aksident masiv në rrugën e Kombit, përplasen 7 makina

VIDEO/ Aksident masiv në rrugën e Kombit, përplasen 7 makina

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kombit, në pjesën e Kosovës.

Siç raportojnë mediat në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë 7 makina.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Suharekës.

Nga videoja e dërguar shihet që makinat kanë pësuar dëme të mëdha, kurse në vendin e ngjarjes gjendet edhe policia.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës i cili tha se për shkak të aksidentit  autostrada është e qarkullueshme.

“Sot rreth orës 7:15, në autostradë, në km e 40 nga Vërmica në drejtim të Prishtinës, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë 10 vetura dhe si pasojë janë lënduar 9 persona. Dyshohet se shkaktarë ka qenë mjegulla shumë e dendur në atë zonë. Autostrada është e qarkullueshme vetëm në një shirit”, tha Krasniqi.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën thirrje për respektimin e shenjave të qarkullimit rrugor.