TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”. Bëhet fjalë për Arnold Jahon, lindur në Vlorë, i cili u ekstradua nga Barcelona pas bashkëpunimit mes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të tyre në Madrid.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Gjykata e Tiranës e ka dënuar Jahon në vitin 2026 me 6 vite burgim për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjithashtu, në vitin 2024, ai është dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Ndërkohë, në vitin 2025, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar ndaj tij urdhër ndalimi për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ekstradimi u realizua gjatë një tjetër faze të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle.