TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka shprehur tronditjen dhe keqardhjen për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Krakov të Polonisë, ku gjashtë persona kanë humbur jetën dhe të paktën 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Përmes një reagimi në rrjetin social X, MEPJ u ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të viktimave, ndërsa ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë për të gjithë të plagosurit.
“Shqipëria qëndron në solidaritet me popullin e Polonisë dhe me të gjithë ata që janë prekur nga ky akt i pakuptimtë dhune”, thuhet në reagimin e ministrisë.
Ndërkohë, sipas informacioneve të bëra publike, gjashtë persona kanë humbur jetën dhe të paktën 10 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur sot në sheshin kryesor të qytetit të Krakovit, në Poloni.