AKTUALITET, 7 November 2026, 21:14

Zjarr në Pukë/ Flakët përfshijnë tre banesa të braktisura, zjarrfikësit përballen me vështirësi në ndërhyrje

Zjarr në Pukë/ Flakët përfshijnë tre banesa të

Tre banesa të braktisura janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Fërth të Qerretit, në Pukë.

Bëhet fjalë për banesat në pronësi të Preng, Zef dhe Gjin Lukës, të cilat janë shkrumbuar nga zjarri.

Në vendngjarje ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës, por për shkak të mungesës së rrugëve automobilistike, efektivët janë detyruar të përdorin mjete rrethanore për të përballuar situatën.