TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përdorimi i gazit lotsjellës ka vijuar gjatë protestës së studentëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë, ku policia ka ndërhyrë disa herë për të shpërndarë protestuesit.
Sasi të konsiderueshme gazi lotsjellës janë hedhur në zonën pranë Ministrisë së Brendshme, në një moment kur protestuesit po tërhiqeshin nga kjo pjesë e bulevardit.
Ndërkohë, një tjetër shqetësim lidhet me ambalazhin e predhave të gazit lotsjellës, ku nuk dallohet data e skadencës. Kjo ka ngritur pikëpyetje në lidhje me vlefshmërinë e tyre, pasi dyshohet se shënimi përkatës mund të jetë fshirë. Protesta studentore vijon mes tensioneve dhe përplasjeve të përsëritura me forcat e policisë.