AKTUALITET, 7 November 2026, 21:10

Vlorë/ Përplasje fizike mes disa personave te “Uji i Ftohtë”, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre

Vlorë/ Përplasje fizike mes disa personave te “Uji i

Një konflikt mes disa personave ka degraduar në përplasje fizike mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Gjatë sherrit, njëri prej personave të përfshirë dyshohet se ka pasur me vete edhe një mjet prerës, thikë.

Pas njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën. Gjatë ndërhyrjes, njëri prej personave të përfshirë është larguar me vrap.

Për ta ndaluar, efektivët kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, por ai nuk është ndalur. Megjithatë, policia ka arritur ta arrestojë disa metra më tutje.

Ndërkohë, të gjithë personat e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar.