TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Fier. Fituesja është shpallur Enkelejda Veliu, e cila ka siguruar 196 vota, vetëm katër më shumë se rivali i saj më i afërt, Ardian Ferro, që mori 192 vota.
Në këtë garë morën pjesë edhe tre kandidatë të tjerë. Festim Metaj siguroi 154 vota, Gentian Koçi mori 151 vota, ndërsa Fatjon Semanjaku u rendit me 137 vota.
Pas shpalljes së rezultatit të ngushtë, Veliu u shpreh se fitorja është një përgjegjësi për të gjithë demokratët dhe se puna për riorganizimin e degës duhet të vijojë.
"Do të thotë që duhet të punojmë shumë. Sonte kemi fituar të gjithë", ishte komenti i Veliut për rezultatin.
Në procesin e votimit morën pjesë gjithsej 834 anëtarë të PD-së. Gjatë numërimit u konstatuan 8 vota të pavlefshme dhe një tjetër e dëmtuar.
Në mesazhin e saj drejtuar demokratëve, Veliu shprehu fillimisht falënderimet për mbështetjen, duke theksuar angazhimin për të qenë pranë çdo anëtari të Partisë Demokratike.
Me këtë rezultat, Enkelejda Veliu shënon një moment historik për degën e PD-së në Fier, pasi bëhet gruaja e parë që zgjidhet në krye të saj.