AKTUALITET, 20 Nëntor 2018, 14:14

Ekstradohet nga Hollanda Samet Halluni, anëtar i grupit të strukturuar kriminal "Bajri"

Ekstradohet nga Hollanda Samet Halluni, anëtar i grupit të strukturuar

Ditën e sotme, është ekstraduar nga Hollanda, 21 vjeçari, Samet Halluni, anëtar i grupit të strukturuar kriminal "Bajri". Halluni u ekstradua nga Hollanda.

Policia e Shtetit njofton se , Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol The Hage/Hollandë ekstradoi nga Amsterdami drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Halluni  është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona.

Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale,"Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal" parashikuar nga nenet 109/b, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

/TPZ.AL/