AKTUALITET, 20 Nëntor 2018, 22:14

Ismajli: Kosovës i uroj suksese, për Shqipërinë jap gjithmonë maksimumin

Ismajli: Kosovës i uroj suksese, për Shqipërinë jap

Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Ardian Ismajli bëri një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen kundër Uellsit dhe pas kësaj sfide, tha për “RTSH”:

“Gjatë këtyre ditëve kemi punuar shumë dhe kemi përgatitur të gjitha taktikat e mundshme. Kemi dhënë secili 200% dhe kemi luajtur të gjithë për njëri tjetrin.

Të gjithë lojtarët jemi pas trajnerit, rezultatet negative janë janë harruar dhe të shohim përpara. Nuk jam unë ai që duhet të vlerësoj nëse jam unë e ardhmja e Shqipërisë apo jo, kjo punë i takon dikujt tjetër. Jam munduar të bëj maksimumin për këtë fanellë.

Nuk besoj se ka shumë dallim një ndeshje miqësore me atë kualifikuese dhe ne duam të marrim maksimumin nga të gjitha ndeshjet.

Shpresoj që Kosova të shkojë sa më lart, të gjithë janë shokët e mi dhe kam vlerësime pafundme për ta. Iu uroj sa më shumë suksese.