AKTUALITET, 15 Janar 2019, 15:26

Në ‘grep’ nga një pistoletë lodër, shqiptari në Itali kapet me tetë kuintalë drogë

Një sasi prej rreth 830 kg drogë, 564 kg marijuanë e 266 kg hashash, është sekuestruar në Itali dhe një shqiptar është vënë në pranga, raportuan këtë të martë mediat italiane.

602x338_830kg-droga-in-garage-arresto-a-livorno

Droga, sipas të njëjtave burime, është gjetur në një garazh në Livorno dhe vlera e saj nëse hidhej në treg vlerësohet se do të arrite rreth 2 milionë euro. Mediat italiane raportojnë se shqiptari i vënë në pranga nën akuzën e posedimit të drogës me qëllim trafikimin është me iniciale L.O., 35 vjeç.

20

Operacioni që çoi në arrestimin e 35-vjeçarit erdhi pas një sinjalizimi në “YouPol”, një aplikacion i policisë italiane ku qytetarët mund të sinjalizojnë për një krim, i ngjashëm me “komisariatin dixhital” të policisë shqiptare.

013

Në denoncimin në aplikacion, thuhej se një shtetas i huaj në zonën “Montebello” lëvizte me një makinë gri. Pas kontrollit në zonën e sinjalizuar, agjentët e kanë gjetur të dyshuarin në bordin e automjetit teksa po bëhej gati për të hyrë në një garazh, në rrugën “Ebat”.

Në brendësi të automjetit, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruar një pistoletë lodër, imitim i një arme reale.

33

Pas kontrollit në garazh, u gjet edhe sasia e drogës.