AKTUALITET, 24 Nëntor 2018, 19:00

Edhe berberi i Ronaldos tallet me Realin: Tani do të zbresë Florentino në fushë të shënojë gol

Edhe berberi i Ronaldos tallet me Realin: Tani do të zbresë Florentino
Humbja e rëndë 3-0 e Realit me një ekip modest si Eibarit ka rinisur polemikat në Spanjë, pasi që të gjithë tifozët e “Los Blancos” ndihen të poshtëruar dhe të tradhtuar nga klubi spanjoll. Shumë prej tyre janë të lodhur duke dëgjuar vazhdimisht justifikime. Gazeta sportive italiane “Gazzeta dello Sport” shkruan se, ata e dinë shumë mirë se çfarë i mungon këtij Reali. “Dhe një nga këta është… berberi i CR&”, shkruan “Gazzetta”, e cila publikon edhe një status të Miguel Sieros. “Besoj se të gjithë mendojnë për Kristianon. Më vjen keq, por nuk shoh dritë. Kristiano, në fund do të shohësh Florentino (Perezin) të zbresë në fushë dhe të shënojë gol”, shkruan berberi. Reali ka shënuar 20 gola në 13 ndeshje, kur kaq të tilla i shënonte një lojtar i vetëm. “Ai me numrin 7”, shkruan gazeta italiane. /TPZ.AL/