TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër rast i dhunës në familje është shënuar, këtë radhë në Korçë. Sipas asaj që bën të ditur policia, ka qenë 38 vjeçari me iniciale K.C. i cili ka kallëzuar penalisht gruan e tij, 33 vjeçare me iniciale M.C., pasi e akuzon për dhunë ndaj tij.
Burri mësohet se ka thënë në polici se është krejtësisht i pambrojtur përballë gruas që e dhunonte psikologjikisht.
Për këtë arsye, policia e Korçës ka kërkuar urdhër-mbrojtje për 38 vjeçarin si dhe ka nisur hetimet.
Njoftimi i policisë
Më datë 09.01.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin K.C, vjeç 38, pasi dyshohet se bashkëshortja M.C vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.
Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare,” njofton policia.