TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Majlinda Bregu ishte një nga figurat e Partisë Demokratike që e pa veten jashtë listës parlamentare të zgjedhjeve të shkuara.
Ajo është cilësuar si një nga kundërshtaret më të forta të Bashës brenda PD.
Në një intervistë në emisionin ‘Studio e Hapur’ në news24, Bregu ka treguar për raportin që ka dhe ka pasur me liderin demokrat.
Ndër të tjera ish-ministrja ka treguar edhe një aspekt ndryshe të Bashës, sa i përket frikës së tij më të madhe.
“Lulzim Basha ka një problem shumë të madh me veten. Mbase nuk kemi qenë miq të ngushtë por shokë kemi qenë. Jemi njohur në gjimnaz, e njëjta maturë e kështu me radhë. Ka një problem shumë të madh. Më shumë se inat kam keqardhje. Është raporti që ka me të vërtetën. E ka pranuar se është ai përgjegjës për listat. Raporti me të vërtetën është gjëja më e tmerrshme e një njeriu që do të vendosë rolin e lidershipit. Nuk bëhen ftesat nga studiot televizive”, tha Bregu.