TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Por, shtoi ajo, edhe pse potenciali i madh i Shqipërisë është tërheqës, investitorët do të vinë vetëm atëherë kur edhe kushtet ligjore të jenë të duhurat, e në mënyrë të veçantë kur ata investitorë që zhvillojnë aktivitetin e tyre tashmë këtu, të trajtohen në mënyrë luajale: pikërisht këta janë ambasadorët më të mirë për Shqipërinë si vend investimesh.
Kështu nga një anketim mes anëtarëve të DIHA-s rezultoi se ata prisnin prej qeverisë së re shqiptare një zbatim konsekuent të reformës në drejtësi dhe një luftë të vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këta janë njëkohësisht edhe tre nga pesë prioritetet kyce, që duhen përmbushur për të celur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Ky hap, tha ambasadorja gjermane, mund të ndërmerret në 2018, nëse Shqipëria do të jetë në gjendje të bindë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, se ka bërë progres të mjaftueshëm. “Unë dëshiroj të inkurajoj në këtë kontekst qeverinë shqiptare për vijimin e reformave dhe përpjekjeve të saj energjike në përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit. Gjermania do të vazhdijë të jetë në krah të Shqipërisë dhe do ta mbështesë atë në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, tha ajo.
Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë prej vitit 1988 me më shumë se 1 miliard euro në zgjerimin e sektorit të energjisë dhe ujit, menaxhimin e mbetjeve , mbrojtjen e burimeve dhe zhvillimin ekonomik. Thelbi i ndihmës ka qenë përmirësimi i kushteve të jetesës së njerëzve, krijimi i mundësive të punësimit dhe të të ardhurave duke ofruar kësisoj perspektivë për të ardhmen. “Së bashku me qeverinë shqiptare edhe këtë vit kemi ndërmarrë shumëçka: kështu p.sh. KfW-ja do të nisë rinovimin e ujësjellësit të Himarës e do të japë në të njëjtën kohë një kontribut të rëndësishëm në zgjerimin e një turizmi miqësor me mjedisin”.
Ambasadorja ka theksuar se DIHA ka 10-vjetorin e krijimit të saj. “Themeluar në 2008 me vetëm 9 anëtarë – dhe mbështetjen e fuqishme e konkrete të shoqatës gjermano-shqiptare të ekonomisë DAW në Berlin – DIHA-n e gjejmë sot të zgjeruar me 80 anëtarë. Konferencat e përvitshme gjermano shqiptare mbi ekonominë, zhvilluar herë ne Shqipëri e herë në Gjermani, janë shndërruar në një simbol të veçantë e në të njëjtën kohë në një platformë të rëndësishme promovimi për Shqipërinë si qendër investimesh. Me gjithë modestinë më lejoni të them, se biznesi gjerman ka dhënë kontributin e vet në rritjen e konsiderueshme ekonomike që Shëqipëria ka përjetuar vitet e fundit”.Monitor