TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka humbur jetën Agim Vocka, 65-vjeçari nga Bajkaj, i cili u aksidentua rëndë paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë.
65-vjeçari u godit nga një autobus pranë kthesës së fshatit Bajkaj. Pas aksidentit, ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku u konstatua se kishte pësuar traumë të rëndë në kokë.
Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, Vocka u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.