TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e së martës kodrat mbi fshatin Tushemisht, në Pogradec.
Pas marrjes së njoftimit për rënien e zjarrit, forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi kanë ndërhyrë menjëherë në terren, duke bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen e vatrës.
Zjarri rrezikonte të përhapej me shpejtësi, por ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse bëri të mundur neutralizimin e situatës.
Institucionet u bëjnë apel qytetarëve që të njoftojnë menjëherë autoritetet për çdo vatër zjarri që konstatojnë, si dhe të tregohen të kujdesshëm me ndezjen e zjarreve apo hedhjen e cigareve.
Apeli vjen në kushtet kur në ditët në vijim priten temperatura shumë të larta, çka rrit rrezikun për përhapjen e zjarreve.