TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke vijuar protestën kundër qeverisë.
Me thirrjet “Nesër më shumë” dhe “Revolucion”, protestuesit janë zhvendosur në bulevard, ndërsa kanë vijuar tubimin e tyre pas 73 ditësh protestash.
Organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin dhe masivizimin e lëvizjes, duke bërë të ditur se protestat pritet të marrin përmasa edhe më të mëdha gjatë ditëve në vijim.
Ndërkohë, më 14, 15 dhe 16 gusht, pritet edhe pjesëmarrja e shqiptarëve nga diaspora, të cilët kanë paralajmëruar protesta masive në Tiranë.