AKTUALITET, 11 August 2026, 20:59

Devoll/ Flakët përfshijnë sipërfaqe pyjore në “Lëndinën e Madhe”, zjarrfikësit nisin betejën për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të marte një sipërfaqe pyjore në zonën e njohur si “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë në Devoll.

Pas marrjes së njoftimit për rënien e zjarrit nga shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Devoll, drejt zonës është nisur një ekip prej 11 zjarrfikësish dhe 3 punonjësish të shërbimit pyjor.

Forcat e angazhuara në terren po punojnë për vënien nën kontroll dhe neutralizimin e vatrës së zjarrit, ndërsa ndërhyrja vijon për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve në zonën pyjore.

Deri në këto momente, nuk dihet sipërfaqja e saktë e përfshirë nga zjarri, ndërsa mbetet ende e paqartë edhe shkaku i rënies së flakëve.

Shërbimet zjarrfikëse po monitorojnë situatën dhe vijojnë punën në terren për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit.