AKTUALITET, 24 Gusht 2018, 17:08

E rëndë në Elbasan/ 31-vjeçarja pi bar miu, dërgohet në spital nga familjarët por nuk mbijeton

E rëndë në Elbasan/ 31-vjeçarja pi bar miu, dërgohet

Një 31-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Sipas të dhënave zyrtare, sot rreth orës 14:30, në Spitalin Rajonal Elbasan, është dërguar nga familjarët shtetasja E.P., 31 vjeçe, banuese në lagjen “Haxhias”, Elbasan.

Familjarët kanë deklaruar se e reja kishte pirë fostoksinë. Me gjithë përpjekjet dhe ndihmën e mjekëve, 31-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë pas disa minutash në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.