BALLKAN, 28 Gusht 2019, 19:30

Dy tërmete brenda pak orësh/ Panik te banorët në Greqi



Një tërmet i ri  3,7 i shkallën rihter është shënuar pasditen e së mërkurës në orën 15:31 minuta në zonën detare në verilindje të Karpathos në Greqi.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Instituti Kombëtar i Athinës mësohet se epiqendra e tërmetit është shënuar 47 kilometra në veri-lindje të Karpathos, me një thellësi prej 15 km.

Kjo është goditja e dytë brenda pak orësh.

Tërmeti i parë në këtë zonë me madhësi 3.5 i shkallës Rihter ndodhi rreth orës 03:06  të mëngjesit të sotëm, në një zonë detare në brigjet e Karpathos.