AKTUALITET, 27 Qershor 2019, 13:00

E papritur, aleati i Ramës shkon në takim me presidentin Meta

E papritur, aleati i Ramës shkon në takim me presidentin Meta


Në takim me presidentin Ilir Meta sot ka shkruar edhe aleati besnik i Partisë Socialiste, kreu i PDS, Paskal Milo. Nuk dihet ende pse Paskal Milo ka marrë një veprim të tillë. Ai ka mbërritur në Presidencë pak minuta më parë, ku po zhvillon një takim me presidentin Meta.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi pas takimit me presidentin Ilir Meta ka deklaruar se sot në darkë do të publikohet një datë e re për zgjedhjet. Ai theksoi se zgjedhjet ligjërisht më datë 30 nuk bëhen, se ka një dekret të presidentit, që sipas nuk i lejon.

Presidenti Meta ka zhvilluar sot një takim 20 minuta me kreu e PD-së Lulzim Bashën Takimi u fokusua tek zgjidhja e krizës politike.

Ishte Basha ai që shkoi në Presidencë pas ftesës së Metës. Rama refuzoi që ulej në tryezë me Kreun e Shtetit me arsyetimin e ishte i zënë me fushatë.

Kryeministri bëri karshillik pak metra më tutje duke ushtruar notin.