TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Albert Visha, një person i arratisur nga policia pas një vrasje në një parking në Milano ,pesë vite më parë, u deportua nga Mbretëria e Bashkuar të premten në mbrëmje, me urdhër direkt të ministres, raporton "Mail on Sunday".
Ministrja e Brendshme, Priti Patel, premtoi se do të "terrorizonte" çdo kriminel në rrugët e Britanisë. Ajo përdori një urdhër ekzekutiv të krijuar 16 vite më parë, të cilin nuk e kishte aplikuar asnjë prej paraardhëse të saj, për të deportuar shqiptarin e akuzuar për vrasje.
Statistikat e shqiptarëve që kryejnë krime në Britani, vijojnë të jenë në rritje. Aktualisht, një në dhjetë të burgosur në këtë shtet, janë me origjinë shqiptare, duke u shndërruar në kombësinë më të madhe jo britanike, që popullon burgjet e vendit. Kjo statistikë është akoma edhe më e rëndë, po të konsiderosh faktin se vetëm 0.2 përqind e popullësisë britanike, ka origjinë nga Shqipëria. Mediat britanike i kanë kushtuar shpesh vëmendje gangsterëve shqiptarë, me shkrime dhe artikuj të posaçëm, veçanërisht për shkak se ndryshe nga kombësitë e tjera, shqiptarëve u pëlqen ta tegojnë luksin e përftuar nga aktiviteti kriminal dhe të mburren në rrjetet sociale, duke sfiduar haptazi autoritetet e zbatimit të ligjit. /TPZ.al/