AKTUALITET, 22 Shtator 2019, 19:01

Vajzës i erdhi një mesazh në telefon, 52-vjeçari shqiptar e rreh keqasi, arrestohet nga policia greke

Vajzës i erdhi një mesazh në telefon, 52-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Heraklion të Greqisë disa kohë më parë. Një 52-vjeçar shqiptar është nën hetim nga Prokrokuria greke pasi dhunoi vajzën e tij.

Gjithçka nisi në momentin kur vajza e tij 15-vjeçare erdhi në shtëpi nga shkolla dhe me vete kishte telefonin e saj celular. Sapo vajzës i kishte ardhur një mesazh, i ati i kishte kërkuar telefonin, të cilin adoleshentja nuk e kishte dorëzuar.

Në përpjekje për t’i marrë telefonin, shqiptari rrahu të bijën me aq shumë tërbim saqë ajo përfundoi në spital.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku arrestoi 52-vjeçarin, gjyqi ndaj të cilit do të zhvillohet të hënën.