TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjashtë fitore në po kaq ndeshje në Premier League për Liverpoolin, që hodhi pas krahëve humbjen ndaj Napolit në Champions dhe u rikthye te suksesi, duke triumfuar me rezultatin 1-2 në transfertën londineze ndaj Chelseat.
Të besuarit e Jurgen Klopp e nisën me mjaft vrull ndeshjen dhe arritën të gjejnë avantazhin në minutën e 14’, kur Alexander-Arnold shfrytëzoi mjaft mirë pasimin e Salah, për të çuar topin në portën e mbrojtur nga Kepa.
Në minutën e 30’ ishte Roberto Firminho që gjeti golin e dytë për “the Reds”, duke bërë që të heshtë “Stamford Bridge” dhe duke qetësuar njëkohësisht trajnerin gjerman në pankinë.
Chelsea rihapi takimin në minutën e 71-të me një gol mjaft të bukur të mesfushorit francez N’golo Cante dhe deri në vërshëllimën finale pati disa mundësi për golin e barazimit, por nuk ia doli të prishë serinë e fitoreve të Liverpool.
U rikthye te fitorja Arsenali, që mori 3 pikë mjaft të vuajtura në anën tjetër në Londrës, pasi mposhti Aston Villën me rezultatin 3-2 në një sfidë shumë të komplikuar në “Emirates Stadium”.
Miqtë kaluan në avantazh me anë të Mcginn në minutën e 20’, ndërsa pak më vonë Maitland-Niles la Arsenalin me 10 futbollistë, pas një kartoni të kuq, duke shtuar telashet për trajnerin Unay Emery.
Megjithatë reagimi i “topçinjve” ishte për t’u admiruar, pasi shënuan 3 herë me anë të Pepe, Chambers dhe Aubameyang, duke zhvlerësuar edhe golin e Eesley për Aston Villën dhe duke festuar rikthimin te 3 pikët.
Pas gjashtë javëve të para, Premier League kryesohet bindshëm nga Liverpool me 18 pikë, i ndjekur nga kampionët në fuqi të Manchester Cityt me 13 pikë dhe Arsenal, Leicester e West Ham me nga 11 pikë.