AKTUALITET, 22 Shtator 2019, 18:27

E pickoi merimanga, 49-vjeçarja përfundon në spital, i krijohet një vrimë sa një top golfi

Një 49 vjeçare ka përfunduar në spital pas pickimit të një merimange në shtëpinë e saj.

Luizë Edwards ka ngelur e shokuar kur ka parë se në sqetullën e saj ndodhej një vrimë me permasat e një topi golfi.

Gjatë kohës që po pastronte shtëpinë, Luiza është pickuar nga një merimangë. Në fillim ajo nuk ka ndjerë asnjë gjë, por të nesërmen krahu i ishte nxirë dhe po fillonte ti enjtej.

Sërisht ajo mendoi se nuk do të ishte diçka e madhe, dhe e injoroi.

Por pas 48 orësh filloi të ndjente dhimbje të mëdha, ndjesi djegieje si dhe i dukej sikur po e shponin me gjilpërë.

Në këto momente Luiza i është drejtuar spitalit, ku pasi e mjekuan i thanë se ishte pickuar nga një vejushë e zezë.

Pickimi i vejushës së zezë vdes indet e lëkurës dhe bën që lëkura të bjerë.

Vejusha e zezë është një fenomen në rritje në Angli dhe Amerikë, ku çdo ditë shënohen viktima të reja të pickimit të saj./ The sun