TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka zhvilluar një mbledhje të shtabit të emergjencave të Tiranës, e transmetuar plotë 55 minuta live, në televizionet informative.
Veç raportimeve të ndryshme, Veliaj gjeti kohën të raportonte edhe për dëmet që kishte pësuar banesa e tij dhe habinë e madhe që kishte ndjerë i biri, gjatë tërmetit të fuqishëm.
"Djali im i vogël u habit kur ra tërmeti, se i vetmi që rrëzonte gjëra në shtëpi ishte ai. Sapo zbuloi që kishte një konkurent më të fortë, që rrëzoi më shumë gjëra. Por, duhet me e marr edhe çik me humor, se jemi edhe njerëz dhe familjarë vetë, përpara se të japim ndihmëm për të gjithë të tjerët" , u shpreh Veliaj në mbledhje.
Menjëherë pas kësaj mbledhje, kryebashkiaku u shfaq në kohë rekord LIVE, në një banesë të dëmtuar, ku bisedoi me banorët dhe autoritetet për tërmetin dhe dëmet e shkaktuara prej tij. Edhe ky takim u transmetua i gjithi në televizionet informative.
/TPZ.al/